showbiz

“E dua…”/Ish banorja e “BBV”, Xhodi Skura konfirmon romancën me Kristin?

Prej javësh, në rrjet kanë qarkul­lu­ar aludime për një raport të mund­shëm mes ish banores së edi­cionit të pestë të “BBV”, Xho­di Skurës dhe Krist Ali­aj Dragotit. Dyshimet u shtu­an ako­ma më shumë nga pos­timet e dy ish-banorëve, të cilët shpesh janë parë në të njëj­tat ambi­ente, por pa e kon­fir­muar asnjëherë hapur nëse mes tyre ka diç­ka më shumë se miqësi.

Ndërkaq, së fund­mi, në “Top Are­na”, Xho­di ven­dosi të flasë për herë të parë më qartë rreth kësaj teme. E pyetur drejt­për­drejt nëse është në një lid­hje me Kristin, ajo nuk dha një “po” të pre­rë, por përgjigj­ja e saj mjaftoi për të ndezur edhe më shumë kuresht­jen e pub­likut.

“Përderisa është për­folur kaq shumë, diç­ka zihet aty,” u shpreh Xho­di, duke buzëqeshur dhe duke lënë të kup­to­het se thashethemet nuk kanë lin­dur kre­jt rastë­sisht. Megjithatë, bukurosh­ja u tregua e kujdesshme për të mos zbu­lu­ar më shumë.

Ajo thek­soi se, pavarë­sisht se tash­më është pjesë e ekran­it dhe vëmend­jes pub­like, dësh­i­ron që disa gjëra t’i mba­jë larg syrit të kam­er­ave, sido­mos kur bëhet fjalë për ndjen­jat.

Xho­di u shpreh se dashuria është diç­ka shumë per­son­ale për të dhe se nuk dësh­i­ron ta nda­jë me pub­likun nën pre­sion­in e komenteve apo kuri­ozitetit.

Sipas saj, kur të vijë momen­ti për të treguar dikë në krah, dësh­i­ron që kjo të ndod­hë me dëshirën e saj dhe jo sepse është detyru­ar nga rrethanat.

Gjatë bisedës, ajo foli edhe për part­ner­in ide­al, duke treguar se për të ka shumë rëndësi që per­soni në krah ta pra­no­jë në çdo ver­sion të saj, jo vetëm kur është mirë, por sido­mos në ditët kur ndi­het më e dobët. Nuk mungoi as momen­ti me humor.

Kur u pyet nëse do ta prefer­onte part­ner­in me flokë të gja­ta apo të shkur­tra, një pyet­je që u mor men­jëherë si ref­er­encë për Kristin, Xho­di u përgjigj duke qeshur: “E dua tul­lac!”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading