showbiz

TRAGJIKE/Ndërron jetë në moshë fare të re këngëtarja e njohur!

Këngë­tar­ja bri­tanike Lau­ren Ben­nett, e njo­hur në mbarë botën si një nga zërat e hitit “Par­ty Rock Anthem” të grupit LMFAO, ka ndër­ru­ar jetë në moshën 37-vjeçare. Laj­mi u kon­fir­mua të hënën nga grupi pop G.R.L., pjesë e të cilit Ben­nett ishte prej vitit 2014.

“Me trish­tim të thel­lë nda­jmë lajmin për ndar­jen nga jeta të Lau­ren. Zem­rat tona janë thy­er dhe nuk mund ta shpre­him me fjalë sa shumë do të thoshte ajo për ne”, thuhet në deklaratën e pub­likuar në rrjetet sociale. Shkaku i vdek­jes nuk është bërë i ditur dhe për­faqë­sue­sit e këngëtares nuk kanë komen­tu­ar ende.

Lau­ren Ben­nett arri­ti famë ndërkom­bëtare në vitin 2011 me “Par­ty Rock Anthem”, këngën e LMFAO që qën­droi për gjashtë javë në krye të klasi­fikim­it Bill­board Hot 100 dhe kon­sidero­het një nga këngët më të suk­sesshme të të gjitha kohërave.Ajo mori pjesë edhe në videok­lipin e këngës, i cili numëron më shumë se 2.5 mil­iardë shikime në YouTube. Në vitin 2014 iu bashkua grupit G.R.L., i kri­juar si një pro­jekt i ri nga pro­du­cen­t­ja Robin Antin, themelues­ja e The Pussy­cat Dolls. Me këtë grup pub­likoi këngë si “Ugly Heart” dhe mori pjesë në bashkëpunimin me Pit­bull në “Wild Wild Love”.

G.R.L. u shpër­bë në vitin 2015, pas vdek­jes së anëtares Simone Bat­tle. Përveç kar­ri­erës me gru­pet muziko­re, Ben­nett inter­pre­toi edhe në kolonat zanore të fil­mave “Date Night” dhe “21 Jump Street”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading