
Kanë kaluar 29 vite nga vrasja e stilistit legjendar italian Gianni Versace, një ngjarje që tronditi jo vetëm botën e modës, por edhe opinionin publik në mbarë globin.
Vetëm tetë ditë pas vrasjes, Andrew Cunanan u gjet i pajetë në një varkë në Miami, ku sipas hetimeve kishte kryer vetëvrasje. Me vdekjen e tij, motivet e sakta të krimit mbetën të pazbardhura dhe çështja vazhdon të ngjallë debat edhe sot.
Humbja e Gianni Versace u konsiderua një goditje e madhe për industrinë e modës. Ai ishte një nga stilistët më novatorë të kohës, i njohur për krijimet e tij luksoze, ngjyrat e guximshme dhe bashkëpunimet me supermodelet më të famshme të viteve ’90.
Emra si Naomi Campbell, Cindy Crawford, Claudia Schiffer dhe Linda Evangelista u bënë pjesë e historisë së markës që ai krijoi.Pas vdekjes së tij, drejtimin artistik të shtëpisë së modës e mori motra e tij, Donatella Versace.
Ajo jo vetëm që ruajti identitetin e markës, por arriti ta zhvillojë më tej, duke e mbajtur Versace mes shtëpive më prestigjioze të modës në botë.
