showbiz

“Momentet tona intime…”/ Aktorja e famshme habit me deklaratën: Çiftet nuk duhet të flenë gjithmonë…

Ako­r­ja e famshme, Cameron Diaz, ka ndarë kënd­vështrim­in e saj për jetën në çift, duke thënë se ndar­ja e dhomave të gju­mit nuk duhet të kon­sidero­het si shen­jë e prob­le­meve në mar­rëd­hënie.

Gjatë një bisede në pod­cast-in “Lip­stick on the Rim”, Diaz u shpreh se shumë çifte ndi­hen nën pre­sion për të ndjekur mod­ele tradi­cionale të bashkë­jetesës, ndër­sa, sipas saj, secili part­ner duhet të ketë hapësirën e vet per­son­ale.

Ajo imagji­noi një mod­el ide­al ku secili ka dhomën e vet të gju­mit, ndër­sa ekzis­ton edhe një ambi­ent i për­bashkët i dedikuar për intimitetin dhe kohën si çift.

“Unë do të kisha dhomën time, ti tën­den dhe në mes do të ishte shtëpia jonë famil­jare. Do të flinim secili në hapësirën e vet, ndër­sa do të kishim një dhomë ku të kalonim momentet tona intime,” u shpreh aktor­ja e famshme.

Megjithatë, Cameron Diaz sqaroi se kjo ishte vetëm një ide hipotetike dhe jo mënyra se si e sheh aktu­al­isht martesën e saj.

Ajo thek­soi se nuk men­don më në të njëjtën mënyrë dhe foli me fjalë të ngro­h­ta për bashkëshort­in e saj, Ben­ji Mad­den, duke e cilë­suar atë “një njeri të mrekul­lueshëm”.

Cameron Diaz dhe Ben­ji Mad­den janë të mar­tu­ar që nga viti 2015 dhe vazh­do­jnë të mba­jnë një pro­fil të ulët sa i për­ket jetës së tyre pri­vate.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading