showbiz

Pas shumë vitesh zbulohet detaji i panjohur nga historia e dashurisë së Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit

Pas shumë vitesh është zbu­lu­ar një detaj i pan­jo­hur nga his­to­ria e dashurisë së dy artistëve të njo­hur, Mira Konçi dhe Shpë­tim Saraçi.

Ka qenë këngë­tari Redon Makashi ai që ka rrë­fy­er se gjithç­ka nisi kre­jt rastë­sisht, kur ftoi Mirën t’i bashko­hej grupit të tyre muzikor.

Në atë kohë ata ishin ende shumë të rinj dhe udhë­timet, provat dhe kon­certet i kalonin së bashku.

Sipas Makashit, gjatë punës për këngën “Ndosh­ta ishte dashuri”, Shpë­tim Saraçi i fliste vazhdimisht për Mirën dhe kërkonte një mënyrë për t’u afru­ar me të.

Më pas, ai kom­po­zoi një këngë enkas për Mirën dhe, falë ndër­m­jetësim­it të Redonit, ndod­hi edhe prezan­ti­mi i tyre i parë.

Ajo që nisi si një bashkëpunim artis­tik u shndër­rua me kalim­in e kohës në një his­tori dashurie, duke kri­juar një nga çiftet më të njo­hu­ra të muzikës shqiptare. Rrë­fi­mi u rik­thye në vëmend­je nga vetë Redon Makashi, i cili kuj­toi me nos­tal­gji momentet që bashkuan dy artistët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading