showbiz

“‘Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime’/ Anila Varfi rrëfen mes lotëve tragjedinë që i ndryshoi jetën

Regjisor­ja Ani­la Varfi, e ftu­ar në ‘E Diell’, ka ndarë një nga rrë­fimet më të ndjera të jetës së saj, duke folur për hum­b­jen e parakohshme të vël­lait, një ngjar­je që, sipas saj, ndryshoi përgjith­monë mënyrën se si e sheh jetën dhe ekzis­tencën.

Tek­sa komen­ton në stu­dio një fotografi të famil­jes së saj, Varfi rrëfen emo­cionet, mallin dhe bosh­llëkun që la pas vdek­ja e tij në një aksi­dent në Gre­qi, duke e cilë­suar atë si momentin që e trans­for­moi thel­lë­sisht dhe e afroi edhe më shumë me ëndr­rat dhe botën e saj shpirtërore.

“Këto foto të çojnë pas në kohë dhe të bëjnë të kup­tosh se nga vjen, dhe ndon­jëherë çuditesh kur i sheh. Të japin shumë emo­cion. Është kënaqësi kur ndalo­jnë gjërat dhe ti merr atë që nuk ia more dot kohës në çast.

Tani e merr me një ndje­si malli, respek­ti dhe mirën­jo­hje­je për atë rrënjë.Kam jet­u­ar deri në 18 vjeç në Elbasan. Këtu, te kjo foto, isha 4 vjeç, ndër­sa vël­lai im 1. Kjo foto më jep mungesë.

Aty është dikush që nuk është më. Në ata sy të gjel­bër të atij fëmi­je unë kam përf­tu­ar, në moshën 27 vjeç, bukur­inë e të gjel­brës në përjetësi.Ai është im vël­la, që jeton dhe vazh­don të jeto­jë në çdo frag­ment dhe seg­ment të kohës sime.

Vërtet jeton. Unë kam qenë 3 vite më e mad­he. Nuk e di pse më shikonte kësh­tu. Më thoshte “Madam” dhe ajo kohë, kur në moshën 27 vjeç, në vegimet ëndër­rore të indi­vid­it, ash­tu ka folur.

Në moshën 24 vjeç bëri aksi­dent në Gre­qi. Kjo është jeta. Tron­dit­je e mad­he për mamin dhe babin, pas­taj edhe për mua. Unë asoko­he isha mar­tu­ar, kisha lin­dur edhe djalin, kur ndod­hi kjo gjë dhe, çuditër­isht, rapor­ti me vdek­jen ndryshoi në themel çdo gjë që i takonte ekzis­tencës sime.

Në këtë lloj ekzis­tence që kërko­ja pas largim­it, ishte shumë e vërtetë. Kërko­ja të gje­ja shen­ja që lid­heshin me tran­scen­dencën tjetër dhe ky ka qenë momen­ti që më ka sendër­tu­ar kre­jt ndryshe dhe më bëri ta dua më shumë ëndr­rën”, u shpreh regjisor­ja Ani­la Varfi në rrë­fimin e saj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading