showbiz

“Do të të dua në këtë jetë dhe…”/ Aktorja e njohur PËRLOT me lamtumirën për babain e saj (FOTO)

Aktor­ja e njo­hur, Lucy Hale, po për­je­ton një nga momentet më të dhimb­shme të jetës së saj. Ajo ka bërë të ditur se babai i saj, Pre­ston Hale, ka ndër­ru­ar jetë paprit­ur në moshën 68-vjeçare.

Lajmin e trishtë Lucy e ndau me ndjekësit përmes një video­je të shoqëru­ar me një dedikim emo­cional në “Insta­gram”, ku foli me dashuri për njeri­un që, sipas saj, ishte mbështet­ja më e mad­he në jetë.Në mesazhin prekës, Hale e për­shkroi të atin si një bur­rë të dashur, të sjell­shëm dhe plot humor, që e ven­doste famil­jen mbi gjithçka.Aktorja e njo­hur në seri­alin “Pret­ty Lit­tle Liars” kuj­toi me mall dashur­inë e pakushtëzuar që ai i kishte dhënë asaj dhe motrës së saj, duke zbu­lu­ar se bise­da dhe taki­mi i tyre i fun­dit do të mbeten përgjith­monë ndër kuj­timet më të çmuara.“Ti je një leg­jendë, babi. Fale­minder­it për mësimet, kuj­timet, dashur­inë pa kushte dhe që ishe pikër­isht babai që më duhej në këtë jetë. Do të të dua në këtë jetë dhe në të gjitha të tjer­at”, shkroi aktor­ja.

Sipas nekrologjisë së pub­likuar nga famil­ja, Pre­ston Hale ndër­toi një kar­ri­erë prej 37 vitesh në sek­torin e bujqë­sisë dhe të korporatave.Ai la pas bashkëshort­en Sta­cy, fëmi­jët, si dhe nipërit e mbe­sat, të cilët e kuj­to­jnë si një njeri të përkush­tu­ar ndaj famil­jes.

Pas pub­likim­it të dedikim­it, rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushël­li­mi dhe mbështet­je për Lucy Hale. Fansa, kolegë dhe miq të aktores shpre­hën sol­i­daritetin e tyre, duke i dër­guar fjalë ngushël­li­mi në këtë peri­ud­hë të vështirë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading