sport

E trishtë/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-trajneri

Besnik Çota, një nga fig­u­rat më të spikatu­ra të fut­bol­lit në Librazhd dhe një prej emrave më të respek­tu­ar në his­tor­inë e KF Sopotit, u nda nga jeta mbrëm­jen e së mërkurës pas një sëmund­je­je të rëndë.

Ish-kapiteni dhe ish-tra­jneri i Sopotit ndër­roi jetë në një spi­tal në Tiranë, ku po mer­rte tra­j­tim mjekë­sor. Prej vitesh ai vuante nga një sëmund­je e rëndë dhe i ishte nën­shtru­ar tra­j­tim­it me dial­izë, duke e për­bal­lu­ar sfidën me for­cë dhe din­jitet.

Laj­mi i ndar­jes së tij nga jeta ka pikël­lu­ar famil­jarët, miqtë, ish-bashkëlo­j­tarët, tifozët dhe gjithë komu­nitetin sportiv të Librazhdit. Besnik Çota gëzonte respekt të veçan­të jo vetëm për kon­tributin e dhënë në fut­boll, por edhe për vler­at e tij njerë­zore.

Ai kon­sidero­het një prej fut­bol­listëve më të mirë që ka nxjer­rë ndon­jëherë Sopoti. Në vitet ’90 u dal­lua si mes­fushor orga­ni­za­tor, duke spikatur për teknikën, vizion­in e lojës dhe aftës­inë për të udhëhe­qur skuadrën në fushë.

Si kapiten, Çota drej­toi Sopotin në shumë ndesh­je të rëndë­sishme, ndër­sa paraqit­jet e tij e bënë një nga emrat që kanë lënë gjur­më në his­tor­inë e fut­bol­lit librazh­das.

Edhe pas për­fundim­it të kar­ri­erës si fut­bol­list, ai mbeti pranë sportit, duke iu përkush­tu­ar tra­jningut. Për shumë vite drej­toi ekipet zinx­hir të Sopotit, ndër­sa më pas mori drej­timin edhe të skuadrës së parë, duke kon­tribuar në formimin e brezave të rinj të fut­bol­listëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading