showbiz

Problemet shëndetësore ndalin Jon Bon Jovin, koncerti në New York përfundon para kohe

Prob­lemet shën­de­të­sore ndalin Jon Bon Jovin, kon­cer­ti në New York për­fun­don para kohe
Leg­jen­da e rokut, Jon Bon Jovi, u detyrua të ndër­presë para kohe kon­certin e tij në Madi­son Square Gar­den në New York, pasi u për­ball me prob­leme shën­de­të­sore gjatë per­for­mancës.

Artisti 64-vjeçar ishte në kon­certin e tetë nga nën­të të plan­i­fikuara në kuadër të turneut “For­ev­er Tour”, kur, pasi inter­pre­toi hitin e njo­hur “Livin’ on a Prayer”, iu drej­tua pub­likut për t’u kërkuar ndjesë dhe për të njof­tu­ar se nuk ishte në gjend­je ta vazh­donte kon­certin.

“Më vjen keq, po vuaj dhe nuk po ndi­hem mirë. Mos i hidhni bile­tat. Do të gje­jmë një zgjid­hje dhe do të shohim si mund ta ricak­to­jmë kon­certin. Do të më duhet ta lë për sonte”, u tha Bon Jovi fansave, për­para se të largo­hej nga ske­na.

Sipas për­faqë­suesve të tij, kon­cer­ti për­fun­doi pas rreth 90 min­u­tash. Ata kon­fir­muan se këngë­tari vuante nga sinusi­ti, gjend­je që e dety­roi të ndër­priste per­for­mancën.

Turneu “For­ev­er Tour” shënon rik­thimin e Bon Jovit në skenë pas opera­cionit në kor­dat vokale, të cilit iu nën­shtrua në vitin 2022. Artisti ka folur shpesh për sfi­dat me shën­detin e tij, duke thek­suar se nuk dësh­i­ron të vazh­do­jë të per­for­mo­jë nëse nuk arrin stan­dard­in që ka ven­do­sur gjatë kar­ri­erës së tij.

“Nëse nuk mund të kën­doj në nivelin që kën­do­ja dikur, atëherë kam mbaru­ar”, ishte shpre­hur ai në një inter­vistë për “Sun­day Times” në vitin 2024.

Megjithatë, në deklaratat e tij më të fun­dit për revistën “Peo­ple”, Bon Jovi kishte bërë të ditur se ishte riku­pe­ru­ar plotë­sisht nga opera­cioni, duke pran­uar se pro­ce­si i reha­bil­itim­it kishte zgjatur më shumë nga sa kishte parashikuar.

Mbetet ende e paqartë se kur do të zhvil­lo­het kon­cer­ti i ricak­tu­ar, ndër­sa fansat presin një njof­tim zyr­tar nga orga­ni­za­torët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading