showbiz

Gjesti ka një thirrje për fansat: Nuk dua që askush të ndihet i ofenduar apo i parespektuar por…

Gjesti u është drej­tu­ar fansave me një mesazh pub­lik, duke u kërkuar që të respek­to­jnë pri­vatës­inë e tij dhe të famil­jes.

Përmes një pos­ti­mi në rrjetet sociale, ai ka falën­deru­ar të gjithë mbështetësit që tre­go­jnë dashuri dhe dëshirë për ta takuar, por ka kërkuar mirëkup­tim që të mos shko­jnë pranë shtëpisë së tij.

Reperi shp­je­gon se shtëpia është i vet­mi vend ku ai mund të pusho­jë, të kalo­jë kohë me famil­jen dhe të gje­jë qetës­inë e nevo­jshme larg angazhimeve pub­like. Ai thotë se nuk dësh­i­ron që askush të ndi­het i refuzuar, pasi e vlerë­son shumë përkrah­jen e fansave, por kërkon që takimet dhe fotot të bëhen në kon­certe, evente apo ambi­ente pub­like.

“Ju lutem, kam një kërkesë prej zem­rës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia jem me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua, dhe e vlerë­soj pafund këtë dash­ni. Ama ju lutem më kup­toni edhe mua. Shtëpia është i vet­mi vend ku mundo­hem me pushu, me kalu kohë me famil­jen dhe me gjet pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi.

Nuk dua që askush me u ndje i refuzum ose i pare­spek­tum. Përkun­drazi, ju dua dhe ju falën­deroj secilin prej jush. Por ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia jem. Do të kemi plot raste me u taku në kon­certe, evente dhe vende pub­like, ku me shumë qejf bëjmë foto dhe kalo­jmë kohë bashkë.

Fale­minder­it që më kup­toni dhe që e respek­toni pri­vatës­inë time dhe të famil­jes sime. Kjo për mua do të thotë shumë.”, ka shkru­ar ai

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading