showbiz

Albërije Hadërgjonaj “flet pa doreza”: Unë s’jam servile, nuk më bën artiste Ardit Gjebrea! Zbulohet përplasja mes tyre

Këngë­tar­ja e njo­hur shqiptare Albëri­je Hadërgjon­aj në një inter­vistë të dhënë së fund­mi është rik­thy­er te jeta e saj pro­fe­sion­ale duke zbërthy­er dhe mar­rëd­hënie jo aq të mira me figu­ra mjaft të njo­hu­ra për shqip­tarët.

Duke folur për këngën e saj me tit­ull “Jeta nuk është lodër”, Albëri­ja zbu­loi pra­paske­na me të cilat është për­bal­lur së fund­mi nëpër kon­certe e fes­ti­vale, duke nxjer­rë në pah dhe për­plas­jen me mod­er­a­torin e pro­gramit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrean.Këngëtarja kuj­ton se dysh­ja dikur kanë qenë miq të mirë por sot nuk flasin më.

Edhe në inter­vista të dhë­na kohë më parë, këngë­tar­ja ka deklaru­ar se shkaku i për­plas­jes me Gje­bre­an ka të bëjë me pro­cesin e votim­it te “Kën­ga Magjike”, për të cilin ajo thotë se nuk ka qenë aspak i drejtë.“U çuditën të gjithë njerëz­it kur kën­ga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe tek “Kën­ga Magjike”, Ardi­tit i ka ngelur hatri, patëm një për­plase. Ndosh­ta atij nuk i pëlqeu por mua nuk më bën artiste as Ardit Gje­brea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një tal­ent dhe kam punuar fort.

Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albëri­je Hadërgjon­aj dhe kërkoj drejtësi” tha këngë­tar­ja në inter­vistën e dhënë për “Live From Tirana”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading