showbiz

Gjesti dhe Dhurata Dora konfirmojnë bashkëpunimin e ri muzikor “Gasolina”

Artistët e njo­hur shqip­tarë, Gjesti dhe Dhu­ra­ta Dora, kanë kon­fir­muar zyr­tar­isht bashkëpunimin e tyre të ri muzikor, duke zbu­lu­ar se kën­ga e shumëprit­ur do të mba­jë tit­ullin “Gasoli­na”.

Laj­mi ka ngjal­lur men­jëherë interes të madh te fansat e të dy këngë­tarëve, të cilët prej ditësh kanë prit­ur një pro­jekt të për­bashkët nga dy prej emrave më të komen­tu­ar të skenës muziko­re shqiptare.

Përmes rrjeteve sociale, Gjesti dhe Dhu­ra­ta Dora kanë bërë të ditur se kën­ga do të pub­liko­het nesër në ora 18:00.Me këtë njof­tim, artistët kanë rrit­ur edhe më shumë kuresht­jen e pub­likut për atë se çfarë do të sjellin.

“Gasoli­na” pritet të sjel­lë një kom­bin­im të stileve të dy artistëve, duke bashkuar energjinë karak­ter­is­tike të Gjestit me tin­gu­jt mod­ernë dhe rit­mikë që e kanë bërë Dhu­ratën një nga këngëtaret më të suk­sesshme të muzikës shqiptare.

Fansat tash­më po numëro­jnë orët deri në lan­simin e këngës, me prit­shmëri të mëd­ha që ky bashkëpunim të kthe­het në një nga hitet e rad­hës të muzikës shqiptare.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të jetë dhe si do të pritet ky duet i dysh­es.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading