showbiz

Rrezikohet ulja e dënimit për P. Diddy‑n, producenti amerikan dërgohet në izolim pas një përleshjeje në burg

Sean “P. Did­dy” Combs është rik­thy­er në qendër të vëmend­jes, këtë herë për një inci­dent të rapor­tu­ar bren­da burgut ku po vuan dën­imin.

Reperi dhe pro­du­cen­ti amerikan, aktu­al­isht i bur­go­sur në Bur­gun Fed­er­al Fort Dix në New Jer­sey, dyshohet se është përf­shirë në një për­lesh­je fizike me një të bur­go­sur tjetër, duke detyru­ar ndërhyr­jen e stafit të insti­tu­cionit dhe trans­fer­im­in e tij në izolim.

Sipas rapor­timeve të TMZ dhe medi­ave amerikane, kon­flik­ti nisi pas disa fyer­jeve të shkëm­by­era mes Combs dhe një të bur­go­suri tjetër. Sit­u­a­ta u për­shkallëzua shpe­jt, duke kalu­ar nga debati ver­bal në për­plas­je fizike, ku të dy të bur­go­surit dyshohet se janë shtyrë dhe më pas kanë godi­tur njëri-tjetrin me grushte.

Ofi­cerët e burgut ndërhynë për t’i ndarë dhe për t’i dhënë fund kon­flik­tit. Iden­titeti i të bur­go­surit tjetër nuk është bërë pub­lik.

Sipas disa burimeve të citu­ara nga medi­at amerikane, P. Did­dy nuk ka prit­ur ndërhyr­jen e men­jëher­shme të rojeve, por ka reaguar vetë ndaj sit­u­atës dhe është përf­shirë në për­lesh­je duke pre­tend­uar se po mbronte veten.

Pas inci­den­tit, Sean Combs është ven­do­sur në izolim, megjithëse nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë kjo masë. Nuk është e qartë nëse izoli­mi është një ndëshkim disi­plinor apo një masë e përkohshme deri në për­fundimin e hetim­it të brend­shëm të burgut.

Admin­is­tra­ta e burgut nuk ka dhënë deta­je zyrtare për ngjar­jen.

Një për­faqë­sues i Burgut Fed­er­al Fort Dix ka deklaru­ar se insti­tu­cioni nuk mund të komen­to­jë mbi çësht­je disi­plinore apo sit­u­a­ta indi­vid­uale të të bur­go­surve, për arsye sig­urie dhe pri­vatësie.

Inci­den­ti mund të ketë paso­ja për të ardhmen e P. Diddy‑t, pasi çdo shkel­je disi­plinore gjatë vua­jt­jes së dënim­it mund të ndiko­jë në mundës­inë e për­fitim­it të lehtësimeve.

Reperi 55-vjeçar po vuan një dën­im prej më shumë se katër vitesh burg për një akuzë që lid­het me trans­portimin e per­son­ave për qël­lime pros­ti­tu­cioni. Ai u shpall faj­tor për këtë akuzë nga një gjykatë fed­erale në Man­hat­tan, ndër­sa u lirua nga akuzat më të rën­da për trafikim sek­su­al dhe akuza të tjera të lid­hu­ra me abuz­ime.

Avokatët e tij kanë kërkuar që sjell­ja e mirë gjatë qën­drim­it në burg të mer­ret parasysh për një lir­im më të her­shëm, me syn­imin që ai të mund të dalë nga bur­gu për­para afatit të plan­i­fikuar në vitin 2028.

Megjithatë, një inci­dent dhune bren­da burgut mund ta dëm­to­jë këtë strategji dhe, në rast se autoritetet e kon­sidero­jnë atë përgjegjës për për­lesh­jen, mund të ndiko­jë neg­a­tivisht në sta­tusin e tij të burgim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading