sport

‘Shitja’ e Kupës së Botës/ Infantino dhe FIFA tërhiqen: Plani anulohet, krijoi shumë përçarje

“Pasi dëgjuam me kujdes të gjitha qën­drimet, u bë e qartë se ky pro­jekt ka kri­juar përçar­je të tilla, saqë pavarë­sisht nivelit të mbështet­jes, ai nuk i shër­ben më objek­tiv­it për të cilin u propozua. Qël­li­mi ynë ka qenë gjith­monë. dhe do të mbetet gjith­monë, të bashko­jmë dhe të për­mirë­so­jmë. Për këtë arsye, kjo nis­më nuk do të çojë më për­para.”

Me këtë deklaratë zyrtare, FIFA ka hequr dorë nga plani për t’ua shi­tur fondeve pri­vate të drej­tat e Kupës së Botës, përmes kri­jim­it të një kom­panie të re të kon­trol­lu­ar që do të admin­istronte të drej­tat tregtare të turneut.

Kjo ide shkak­toi reag­ime të for­ta në botën e fut­bol­lit dhe më gjerë. Ajo hapi një për­plas­je të drejt­për­drejtë me UEFA‑n, e cila ishte gati të bojko­tonte pro­jek­tin, ndër­sa sol­li edhe tron­dit­je bren­da vetë FIFA‑s. Si paso­jë, këshill­tari i lartë i FIFA‑s, Car­los Cordeiro, dha dorëhe­q­jen, ndër­sa drej­tori oper­a­tiv Kevin Lam­our aku­zoi pres­i­dentin Gian­ni Infan­ti­no duke deklaru­ar: “Infan­ti­no na mashtroi.”

“Nis­ma FIFA For­ward Enter­prise, thuhet në deklaratën e fir­mo­sur nga pres­i­den­ti i FIFA‑s, u kon­cep­tua për të kri­juar një bazë që do të for­con­te edhe më tej shoqatat tona anëtare dhe zhvil­lim­in e fut­bol­lit në mbarë botën, veçanër­isht në vendet që kanë më shumë nevo­jë për mbështet­je. Gjithash­tu, siç kemi thek­suar që në fil­lim, ky pro­jekt do të real­i­zo­hej vetëm nëse do të kishte mbështet­jen e shu­micës së fed­er­atave anëtare të FIFA‑s dhe gjith­monë pas kon­sul­timeve me to, me Këshillin e FIFA‑s, kon­fed­er­atat kon­ti­nen­tale dhe të gjitha palët e intere­suara.”

“Nga ky moment e në vazhdim, prem­ton Infan­ti­no, objek­tivi im në ditët dhe javët në vijim do të jetë të rib­ashkoj të gjitha palët e përf­shi­ra, në frymën e intere­sit të për­bashkët për sportin tonë, me syn­imin për të vazh­d­uar zhvil­lim­in e fut­bol­lit në të gjithë botën, veçanër­isht në vendet që kanë më shumë nevo­jë për mbështet­jen tonë.”

Infan­ti­no u kishte ofru­ar të gjitha 211 shoqatave anëtare 40 mil­ionë dol­larë nëse ato mbësht­es­nin një propoz­im për inves­time pri­vate në tur­netë e tyre, duke përf­shirë Kupën e Botës për meshkuj dhe fem­ra. 55 shoqatat anëtare të fut­bol­lit evropi­an, UEFA, u shpre­huan una­n­imisht kundër këtij pro­jek­ti.

Ky plan i Infan­ti­no, i propozuar men­jëherë pas Kupës së Botës në Amerikën e Veri­ut, parashikonte se 20% të aksion­eve të aktiviteteve krye­sore dalin në shit­je, me qël­lim për­fitimin e një shifre që shkon deri në 4.2 mil­iardë dol­larë, që më pas do ti nda­hej fed­er­atave në të gjithë botën. Megjithatë rapor­timet se pas këtij inves­ti­mi fshi­hen famil­jarë të pres­i­den­tit të SHBA-ve Don­ald Trump ngritën në alarm në botën e fut­bol­lit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading