Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sis­te­mi EES, një mekanizëm për regjistrim­in e shte­tasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schen­gen, rrezikon të shkak­to­jë kaos në aero­portet evropi­ane gjatë pikut të udhë­timeve të sezonit veror.

EES po zëvendë­son grad­u­al­isht vulos­jen e pas­apor­tave me një sis­tem digji­tal që regjistron udhë­tarët që lëvizin për qën­drime të shkur­tra, duke mbled­hur të dhë­na bio­metrike, si imazhin e fytyrës dhe gjur­mët e gishtërin­jve, si edhe të dhë­nat per­son­ale nga doku­mentet e udhë­tim­it.

Sis­te­mi zba­to­het në të gjithë kufi­jtë e jashtëm të 29 vendeve të zonës Schen­gen, përkatë­sisht në vendet e Bashkim­it Evropi­an, me për­jash­tim të Qipros dhe Irlandës, si edhe në Zvicër, Liht­en­shte­jn, Islandë dhe Norvegji.Ai apliko­het për shte­t­a­sit e vendeve që nuk janë pjesë e zonës Schen­gen dhe që udhë­to­jnë për qën­drime të shkur­tra.

“Qën­drim i shkurtër” nënkup­ton një peri­ud­hë deri në 90 ditë bren­da 180 ditëve, për qël­lime tur­is­tike, biz­ne­si ose famil­jare.

Shte­t­a­sit e huaj duhet të pajisen me vizën përkatëse kur kërko­het dhe, pasi të hyjnë në zonën Schen­gen, nuk mund të tejkalo­jnë peri­ud­hën e lejuar të qën­drim­it.

Ndërko­hë, aero­portet dhe lin­jat ajrore po për­ballen me vone­sa në flu­turime, hum­b­je të flu­turimeve lid­hëse dhe mungesë kapacitetesh opera­cionale, përf­shirë per­son­el të kon­trol­lit kufi­tar, infra­struk­turë dhe sis­teme të kon­trol­lit automatik.

Sipas një letre drej­tu­ar Komi­sion­it Evropi­an nga shoqatat që për­faqë­so­jnë lin­jat ajrore dhe aero­portet, sit­u­a­ta ka arrit­ur në një pikë kri­tike për shkak të rad­hëve të gja­ta në pikat e kon­trol­lit, të cilat po bëjnë që pasag­jerët të hum­basin flu­turimet.

Gjatë dy mua­jve të ardhshëm, kur sezoni veror të arri­jë pikun, aero­portet evropi­ane pritet të menax­ho­jnë rreth 40 mil­ionë pasag­jerë më shumë se gjatë peri­ud­hës maj-qer­shor.

Në këto kushte, Komi­sioni Evropi­an ka bërë thirrje për një takim urgjent me për­faqë­sue­sit e qev­erive dhe indus­trisë së avia­cionit, i cili pritet të zhvil­lo­het në ditët në vijim.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading