Përplasja mes protestuesve dhe policisë te Kuvendi, reagon Zv.Presidenti i PE-së: E papranueshme! Rrezik për integrimin

Zëvendëspres­i­den­ti i Par­la­men­tit Europi­an dhe eurode­puteti Nico­lae Ște­fănuță ka reaguar ash­për ndaj asaj që ai e cilë­son si dhunë policore ndaj protestuesve gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Pak ditë më parë ai ishte edhe pjesë e protestës së mba­j­tur në Tiranë, ku qyte­tarët kërko­jnë dorëhe­q­jen e pane­go­ci­ueshme të kryem­i­nistrit Edi Rama dhe largimine qev­erisë së tij.

Në rrjetet sociale, Ște­fănuță ka shpërn­darë pam­je nga inci­den­tet e rapor­tu­ara gjatë protestës, duke thek­suar se “dhu­na policore ndaj protestuesve është e papranueshme”.

Ște­fănuță ka deklaru­ar më herët se vizita e tij në Shqipëri kishte për qël­lim njo­hjen nga afër të sit­u­atës dhe dëgjimin e qyte­tarëve, shoqërisë civile dhe insti­tu­cion­eve.

“Duhet të dëgjo­jmë çfarë thonë njerëz­it dhe të kup­to­jmë se çfarë ndiejnë. Jemi këtu edhe për të mbështe­tur qyte­tarët, sepse ky fla­mur sim­boli­zon bashkimin e pop­u­jve.

Shqip­tarët e mer­i­to­jnë anë­tarësimin në BE, por gjithash­tu mer­i­to­jnë shtetin e së drejtës dhe drejtës­inë, ash­tu si në Europë”, është shpre­hur ai gjatë viz­itës në Tiranë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading