Çifti Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen sërish prindër, zbulojnë gjininë e bebit të dytë

Çifti mjaft i dashur për pub­likun, Sara Gjor­deni dhe Bard­hi, po jeto­jnë një nga peri­ud­hat më të ëmbla të jetës së tyre.

Ata do të bëhen prindër për herë të dytë shumë shpe­jt.

Lajmin e bukur për shtatzën­inë, Sara e zbu­loi javë më parë gjatë pun­tatës së parë të emi­sion­it “She’s on Top”, duke befa­suar dhe gëzuar pa masë ndjekësit e tyre.

Dysh­ja, të cilët janë prindër të një vajze të qua­j­tur Nea, e cila këtë dhje­tor mbush dy vjeç, së fund­mi kanë zbu­lu­ar edhe gjin­inë e fos­h­n­jës që po presin.

Përmes një pos­ti­mi mjaft emo­cionues në rrjetet sociale, ata treguan se janë në prit­je të një tjetër vajze, duke zgjeru­ar kësh­tu famil­jen e tyre me një tjetër princeshë.

Zbu­li­mi i gjin­isë u bë përmes një video­je tejet të veçan­të ku pro­tag­o­niste ishte vajza e tyre e vogël. Në pam­jet e ndara me ndjekësit, shi­het dora e vogël e vajzës së tyre, Neas, duke prekur tortën fes­tive, e cila fshi­hte ngjyrën rozë bren­da saj.

Urimet nga miqtë, kolegët e estradës dhe fansat e shumtë kanë vër­shuar në min­u­tat e para të pub­likim­it të videos, duke u dëshiru­ar sa më shumë lum­turi në këtë kapit­ull të ri të jetës famil­jare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading