Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Presidenti turk të qetësohet, 400 vitet e Perandorisë Osmane kanë mbaruar!

Kryem­i­nistri izraelit Ben­jamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të fun­dit të pres­i­den­tit turk Rex­hep Tajip Erdo­gan kundër Izraelit, duke i bërë thirrje atij të “qetë­so­het”.

Në një inter­vistë me rrjetin tele­viziv izraelit Chan­nel 14, Netanyahu e për­shkroi si shqetë­suese retorikën gjith­n­jë e më agre­sive të udhëhe­q­jes turke, e cila u man­i­fes­tua përsëri javën e kalu­ar me rastin e njo­hjes së gjeno­cid­it armen nga Izraeli.

Kryem­i­nistri izraelit argu­men­toi se qën­dri­mi i Ankarasë lid­het me dobësimin e ndikim­it të Iran­it në rajon. Në të njëjtën kohë, ai tha se Izraeli nuk do të tolero­jë kër­cën­ime ndaj sig­urisë ose ekzis­tencës së tij.

“Sig­ur­isht që më shqetë­son. Ajo që po ndodh në Turqi është rezul­tat i rënies së fuqisë së Iran­it. Irani për­faqë­son boshtin ekstrem­ist shi­it, ndër­sa Turqia për­faqë­son boshtin e Vël­lazërisë Mys­li­mane, një lëviz­je po aq ekstrem­iste.

Ajo që thotë Erdo­gani për shkatër­rim­in e Izraelit dhe dëshirën e tij për të sun­d­uar përsëri Jerusalemin tre­gon se ai ka har­ru­ar se 400 vitet e Peran­dorisë Osmane kanë mbaru­ar.

Sot ekzis­ton një shtet i fortë i qua­j­tur Izrael. Ekzis­to­jnë For­cat e Armato­sura Izraelite, ekzis­ton pop­ul­li i Izraelit dhe ekzis­ton qev­e­ria e Izraelit. Do të ishte e mençur që ai të qetë­so­hej. Ne nuk do të lejo­jmë askënd të kër­cëno­jë ekzis­tencën tonë.

Ne nuk do të lejo­jmë askënd të kër­cëno­jë sig­ur­inë tonë. Dhe men­doj se kemi vërte­t­u­ar se çfarë jemi të aftë të bëjmë”-, tha ai.
Deklaratat e Netanyahut vijnë pas për­shkallëzim­it të retorikës nga Ankara­ja në javët e fun­dit.

Ndër të tjera, min­istri i brend­shëm i Turqisë i kishte bërë thirrje ven­dit të tij të “çlironte” Jerusalemin, ndër­sa medi­at izraelite dhe perëndi­more rapor­tu­an se Erdo­gan, gjatë lut­jes për fundin e Ramazan­it në mars 2025, i kishte uru­ar Allahut “të shkatër­ronte Izraelin sion­ist”.

Kryem­i­nistri izraelit iu refer­ua gjithash­tu mar­rëd­hënieve me Egjiptin, pas rapor­timeve për shqetësimin në rrit­je të Izraelit për forcimin e pranisë ushtarake egjip­tiane në Gadishullin e Sinait.“Kam zhvil­lu­ar disku­time me egjip­tianët dhe u kam thënë atyre se çfarë pres të ndod­hë.

Disa prej tyre tash­më po zba­to­hen. Këto janë çësht­je që thjesht kanë të bëjnë me respek­timin e mar­rëvesh­jeve midis nesh”, tha ai, pa dhënë deta­je të mëte­jshme.
Në mbyll­je, Netanyahu argu­men­toi se ekuili­brat gjeopoli­tikë në Lind­jen e Mesme po ndrysho­jnë vazhdimisht.

“Ne duhet të mbro­jmë kufi­jtë tanë. Por duhet të kup­to­jmë se kur një fuqi tërhiqet, një tjetër del në pah. Kësh­tu funk­siono­jnë gjith­monë gjërat. Dhe fuqia që duhet të vazh­do­jë të rritet, dhe mad­je edhe më shpe­jt, është shteti i Izraelit”, për­fun­doi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading