Messi shkëlqen, por reagimi i bashkëshortes pas supergolit bëhet viral në rrjetet sociale (VIDEO)

Bashkëshort­ja e Lionel Mes­sit, Antonela Roc­cuz­zo, ka tërhe­qur vëmend­jen e tifozëve gjatë ndesh­jes mes Argjentinës dhe Jor­danisë.

Reag­i­mi i saj pas golit të fut­bol­lis­tit të famshëm u bë men­jëherë viral në rrjetet sociale.

Kapiteni argjenti­nas e nisi ndesh­jen nga stoli, por mjaf­tu­an vetëm pak min­u­ta në fushë për të treguar edhe një herë klasin e tij.

Mes­si real­i­zoi një gol spek­tako­lar nga godit­ja e lirë, duke vulo­sur një tjetër paraqit­je mbresëlënëse me fanel­lën e Argjentinës.

Me këtë real­iz­im, fut­bol­listi arri­ti në kuotën e 19 golave në Kupat e Botës dhe regjistroi gjithash­tu golin e 72-të nga godit­jet e dënim­it gjatë kar­ri­erës së tij, duke u barazuar me leg­jendën brazil­iane Jun­in­ho Per­nam­bu­cano, i kon­sideru­ar prej vitesh si një nga spe­cial­istët më të mëd­henj të godit­jeve të lira.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading