Skenari më i mundshëm i Botërorit, superkompjuteri parashikon një tjetër finale historike

Ske­nari më i mund­shëm i Botëror­it, superkom­pju­teri parashikon një tjetër finale his­torike

Botërori 2026 është njo­hur me rrugën drejt finales. Dje Kanada­ja u bë për­faqë­sues­ja e parë që shkon në fazën 1/8, ndër­sa për të është po ash­tu një moment his­torik. Superkom­pju­teri i “Foot­ball Meets Data” ka treguar se cili është ske­nari më i mund­shëm për finalen.

Rezul­ton se Francë-Argjentinë është final­ja që shfaqet më shpesh në stim­ulimet e zhvil­lu­ara. Do të ishte një tjetër sfidë his­torike, që përsëriste finalen e pahar­rueshme të Botëror­it 2026 ku argjenti­n­a­sit tri­um­fuan.

Në listën e finaleve të mund­shme, Francë-Argjenti­na ka 8%. Më tej vjen Span­jë-Argjentinë me 6,5% si edhe Francë-Angli me 5,8%. Fran­ca dhe Argjenti­na kon­sidero­hen për­faqë­sue­set më të favorizuara për fitimin e Botëror­it.

Fakt është se Argjenti­na ka një rrugë më të lehtë deri në gjys­më­fi­nale. Kundër­shtari më i vështirë që mund të për­bal­let në çerek­fi­nale është pikër­isht Kolum­bia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading