Vrasja në Kavajë, dëshmia e autorit në Gjykatë: Më pushkatoni! Po ta ktheja kohën, tokë e shtëpi do ia jepja vëllait

76-vjeçari Muhamet Rresh­ka u la në burg nga gjyka­ta e Dur­rësi, pasi dyshohet se vrau vël­lain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rresh­ka në fshatin Ago­nas të Kava­jës.

Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i pen­d­uar, ku nuk ka pasur të pran­ishëm asnjë famil­jarë dhe sean­ca është zhvil­lu­ar pa pran­inë e medias.

Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjyka­ta, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushka­toni.”

Sipas avokates së cak­tu­ar krye­sisht, 76-vjeçari ka deklaru­ar se nëse do të kthe­hej pas në kohë do t’i jepte të vël­lait gjithç­ka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

Ai ka pran­uar, ash­tu si dhe në poli­ci, se nuk fliste prej vitesh me të vël­lain dhe se kur i ka folur, natën e krim­it, se pse kalonte me zetor nga rru­ga e tij, ai, vik­ti­ma, ka dashur ta shtyjë dhe e ka godi­tur me thikë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading