Vrau me thikë Martin Canin/ Rikthehet pjesërisht për shqyrtim çështja, ja çfarë kërkohet

Gjyka­ta e Apelit ka ven­do­sur të rik­the­jë pjesër­isht shqyr­timin gjyqë­sor në lid­hje me vras­jen e Mar­tin Can­it, duke kërkuar për­gatit­jen e një rapor­ti psikologjik për autorin e dyshuar të ngjar­jes, Mario Për­lle­shaj, si dhe për të plago­surin Luis Mec­ja.

Sipas vendim­it, janë cak­tu­ar dy psikologe të cilat do të har­to­jnë raportin psikologjik pasi të kenë zhvil­lu­ar kon­takt dhe vlerësim me të mitu­rit e përf­shirë në çësht­je.

Ky veprim vjen si pjesë e rivlerësim­it të rrethanave të ngjar­jes dhe gjend­jes psikologjike të të përf­shirëve në dos­je.

Sean­ca e rad­hës është cak­tu­ar për më 1 kor­rik, ku pritet të paraqiten rezul­tatet e eksper­tizës dhe të vijo­jë shqyr­ti­mi i çësht­jes. Kuj­to­jmë se autori është dënuar me 16 vite burg.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading