Sot seancë plenare/ Deputetët priten me thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi! Opozitë e shitur

Ditën e sotme ndër­sa deputetë po mblid­hen për seancën plenare të orës 10:00, protestue­sit kanë njof­tu­ar se po në të njëjtën orë do të zhvil­lo­jnë tubimin e tyre jashtë dyerve të Par­la­men­tit.

Protes­ta u njof­tua mbrëm­jen e djeshme nga nis­më­tarët, të cilët ftu­an të gjithë qyte­tarët t’u bashko­hen edhe këtë para­dite në tubimin e tyre.“Nesër në orën 10:00 para Par­la­men­tit, bashko­hu­ni me ne”, u shpreh një nga nis­më­tarët gjatë tubim­it të djeshëm.Ndërkohë  deputetët po priten jashtë Par­la­men­tit nga protestue­sit me thirrjet: Ju erd­hi fun­di dhe opoz­itë e shitur.Nga ana tjetër, në Par­la­ment do të mba­het sean­ca e rad­hës plenare ku në rend dite janë:Miratimi i pro­cesver­balit të seancës plenare të datës 18.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit)
Njof­time. (Neni 44, pika 3, të Rreg­ul­lores së Kuven­dit)
Pro­jek­tligji “Për kon­trol­let zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kry­era për të garan­tu­ar zba­timin e legjis­la­cionit për ushqimin dhe ushqimin për kaf­shë, të rreg­ul­limeve për shën­detin e mirëqe­nien e kaf­shëve, si dhe për shën­detin e bimëve e të pro­duk­teve për mbro­jt­jen e bimëve në Repub­likën e Shqipërisë”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Komi­sioner­it për Mbikëqyr­jen e Shër­bim­it Civ­il për vitin 2025”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Komi­sioner­it për të Drejtën e Informim­it dhe Mbro­jt­jen e të Dhë­nave Per­son­ale për vitin 2025”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Depar­ta­men­tit të Admin­is­tratës Pub­like për vitin 2025”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë vje­tore të Autoritetit të Konkur­rencës për vitin 2025”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë vje­tore të Komi­sion­it të Prokurim­it Pub­lik për vitin 2025”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë vje­tore të Autoritetit për Informimin mbi Doku­mentet e Ish-Sig­urim­it të Shtetit për vitin 2025”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë vje­tore të Insti­tu­tit të Studimeve për Krimet dhe Paso­jat e Komu­nizmit për vitin 2025”.
Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Agjen­cisë së Sig­urim­it të Depoz­i­tave për vitin 2025”.
Disku­time për çësht­je jashtë ren­dit të ditës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading