Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë, ja çfarë dyshohet

Një ngjar­je e rëndë është regjistru­ar pas­diten e së dielës në Jalë, në Bashk­inë e Himarës, ku një 74-vjeçar është gje­tur pa shen­ja jete në dhomën e një hoteli ku po qën­dronte.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, i moshuari është gje­tur nga djali i tij, i cili ka kon­stat­u­ar se babai nuk kishte shen­ja jete dhe ka njof­tu­ar men­jëherë autoritetet.

Dyshohet se 74-vjeçari mund të jetë rrëzuar aksi­den­tal­isht bren­da dhomës së hotelit, duke godi­tur kokën.

Për­plas­ja e fortë dyshohet se i ka shkak­tu­ar dëm­time të rën­da, përf­shirë trau­ma në kokë, të cilat kanë rezul­tu­ar fatale.

Në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur shër­bimet e poli­cisë dhe grupi het­i­mor, të cilët kanë nisur veprimet pro­ce­du­rale për doku­men­timin e plotë të rastit dhe zbard­hjen e rrethanave të ngjar­jes.

Para­prak­isht, autoritetet dysho­jnë se bëhet fjalë për një aksi­dent, ndër­sa hetimet vijo­jnë për të për­cak­tu­ar dinamikën e sak­të të ngjar­jes.

Iden­titeti i vik­timës nuk është bërë ende pub­lik.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading