U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj, shpëtohet 41-vjeçari në Maliq, dërgohet me plagë të rënda te Trauma

Poli­cia e Maliqit, në bashkëpunim me for­cat zjar­rfikëse, ka bërë të mundur gjatë mes­natës gjet­jen dhe shpë­timin e 41-vjeçar­it Drilon Agol­li, i cili ishte rrëzuar nga një shkëmb në zonën mal­ore të Gopeshit, në njës­inë admin­is­tra­tive Moglicë.

Si paso­jë e rrëzim­it, ai ka pësuar plagë të rën­da në trup. Për shkak të ter­ren­it të vështirë, trans­porti­mi u krye fil­lim­isht me barelë nga efek­tivët e poli­cisë dhe zjar­rfikësit, ndër­sa më pas u dër­gua me ambu­lancë drejt Spi­tal­it të Traumës në Tiranë, ku po merr tra­j­tim të spe­cial­izuar.

Sipas burimeve, 41-vjeçari kishte dalë në mal për të mbled­hur çaj mali dhe bimë med­i­c­i­nale, aktivitet që e ushtronte prej vitesh.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading