“Meta mori avokat tjetër, peng më ka mbetur vetëm…,” flet Cakrani pas “divorcit” me ish-presidentin: “U ndamë ftohtë

Kuj­tim Cakrani, në një inter­vistë direk­te në një stu­dio tele­vizive u shpreh se Ilir Meta sot ka mar­rë një tjetër avokat për të bërë mbro­jt­jen e tij

Duke folur për gazetaren Ani­la Hox­ha, ai u shpreh se pas seancës së fun­dit ata u ndanë fto­htë dhe në hes­ht­je dhe se nuk kanë pasur më komu­nikim, ndër­sa shton se largimin nga mbro­jt­ja e Metës e kishte men­d­uar edhe vetë ai.

Sakaq shton se peng i ngel fak­ti që në këtë peri­ud­hë që ka kry­er mbro­jt­jen e tij, ka bërë një punë të jashtëza­kon­shme siç thotë, dhe se kolegu i ri që do mar­rë mbro­jt­jen e ish-pres­i­den­tit do ta gje­jë rrugën e shtru­ar.

“Atë seancë ne u ndamë shumë fto­htë dhe nuk patëm më komu­nikim. Nuk dua të flas më shumë, unë jam mëse i kristaltë në mar­rëd­hënie me të.

Ishte ndar­je në hes­ht­je. Meta sot ven­dosi të mar­rë avokat tjetër, këtë e kisha men­d­uar dhe unë, ishin në një mend­je me zotin Meta.

Nuk e di kush do jetë avokati i ri. Kush­do të jetë ai e ka gje­tur shtru­ar baza­mentin sepse ju e dini që unë kam bërë një punë të jashtëza­kon­shme dhe për këtë më mbetet peng.

Ngri­ta imazhin e dër­rmuar të ish pres­i­den­tit duke mar­rë parasysh atë që ka ndod­hur dhe kjo është ajo që më ka mbe­tur pak peng”, tha ai.

Ndërko­hë gaze­tar­ja Hox­ha nga burime të pakon­fir­muara, mëson se Meta ka zgjed­hur të mbro­het nga një ish-gjyq­tar i shkarkuar nga Vetting.Deri tani Ilir Meta ka ndër­ru­ar dy avokatë, Genc Gjoku­ta­jn dhe Kuj­tim Cakranin.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading