Jo vetëm Dumanin! PD sulmon Brahon, kërkojnë arrestimin e Ballukut dhe akuzon SPAK për standard të dyfishtë

Par­tia Demokratike ka pasur anke­sa për drejtës­inë e re, deri në shar­je e ofendime dhe baraz­im me krim­inelët.

“A e kup­toni që Altin Dumani është më keq se Nure­di­ni? Drej­ton skapin e par­tisë, mbyll dos­jet e Edi Ramës”, tha Berisha.

Por ndryshe nga vlerësi­mi i mëher­shëm i Sali Berishës, kreu i grupit par­la­men­tar demokrat i njeh meri­ta Altin Duman­it për het­imin e min­is­trave social­istë, ndër­sa sul­mon kryetarin e ri të SPAK, Klo­di­an Bra­hon, se ka kri­juar një stan­dard të dyfishtë në dos­jen e Belin­da Bal­lukut.

“Në dhje­tor 2025, kur Prokuro­r­ia kishte një tjetër drejtues, ven­dosi këtë stan­dard. Kur rën­do­het pozi­ta penale, duhet të rën­do­het edhe masa e sig­urim­it.

Sot, pas 6 mua­jsh kur kemi një drejtues të ri të SPAK, z. Bra­ho nuk po e zba­ton në Kuvendin e Shqipërisë.

Pse i ka duart e lid­hu­ra? Drejtësia të mos vepro­jë poli­tik­isht”, tha Gaz­ment Bard­hi.

Gaz­ment Bard­hi i kërkon drejtue­sit të SPAK të respek­to­jë stan­dard­in e ven­do­sur nga vetë Prokuro­r­ia, pasi e sheh si një test vendim­tar të besuesh­mërisë në lid­hje me çësht­jen Bal­luku.

“SPAK t’i drej­to­het pa vone­sa Kuven­dit me kërkesën për heq­je të imu­nitetit të deputetit dhe të arres­tim­it”, tha Bardhi.Kryetari i grupit të PD thotë se ka indi­cie për zvar­rit­je për shkak të ndërhyr­jeve poli­tike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading