Rifitimi i patentës, sfidë për drejtuesit e mjeteve/ DPSHTRR: Vetëm 7 nga 43 kandidatë kalojnë

Rifiti­mi i lejes së drej­tim­it mbetet një pro­ces sfidues për drejtue­sit e mjeteve që duhet t’i nën­shtro­hen rites­tim­it.

Sipas Drej­torisë së Përgjithshme të Trans­portit Rru­gor, rezul­tatet e sesion­it të fun­dit dësh­mo­jnë se kali­mi i tes­tim­it kërkon për­gatit­je seri­oze dhe njo­huri të plota mbi rreg­ul­lat e qarkul­lim­it rru­gor.

Sipas të dhë­nave, në sesion­in më të fun­dit të rites­tim­it, vetëm 7 kan­di­datë arritën të kalo­jnë me suk­ses provimin, nga 43 per­sona të riregjistru­ar, duke reflek­tu­ar nivelin e lartë të kërke­save për rifitimin e lejes së drej­tim­it.

Ndërko­hë, që nga nis­ja e fushatës në qer­shor të vitit 2022 shifrat tre­go­jnë se nga 3.402 kan­di­datë të riregjistru­ar, vetëm 470 kanë arrit­ur të rifi­to­jnë lejen e drej­tim­it, ose rreth 13.8% e total­it.

Rites­ti­mi është një mekanizëm i rëndë­sishëm për rrit­jen e sig­urisë rru­gore dhe për uljen e num­rit të aksi­den­teve të shkak­tu­ara nga shkel­jet e rreg­ullave.

Nga ana tjetër, këto shifra tre­go­jnë se pro­ce­si i rites­tim­it syn­on të rik­the­jë në rrugë vetëm drejtues të për­gat­i­tur dhe të ndërgjegjshëm, me qël­lim rrit­jen e sig­urisë rru­gore dhe uljen e aksi­den­teve.

DPSHTRR u bën thirrje kan­di­datëve të për­gatiten, duke shfry­tëzuar simulimet online dhe aplika­cionet e dedikuara për tes­timin teorik, për të rrit­ur mundësitë e suk­sesit në provim.

Gjithash­tu, vetëm drejtues të mir­in­for­muar, të ndërgjegjshëm dhe respek­tues të ligjit mund të kon­tribuo­jnë në rrit­jen e sig­urisë në rrugët e ven­dit, thek­son Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bimeve të Trans­portit Rru­gor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading