SHBA kryqëzojnë mikun e Edi Ramës dhe përfaqësuesin e Sinaloas, Luftar Hysa mbetet në listën e zezë të Departamentit…

Një goditje e rëndë ka tronditur sërish politikën dhe opinionin publik shqiptar, teksa Departamenti amerikan i Thesarit (OFAC) ka konfirmuar mbajtjen në listën e zezë të biznesmenit Luftar Hysa.
Ky vendim merr përmasa alarmante, pasi Luftar Hysa njihet botërisht si një “mik i afërt” i kryeministrit Edi Rama. Skandali thellohet edhe më shumë kur kujtojmë se zoti Rama e ka pritur zyrtarisht në zyrën e tij në Kryeministri disa vite më parë z. Hysa, duke i hapur dyert e shtetit një personi me dritëhije të mëdha.
Sot, i njëjti person dyshohet fort nga inteligjenca globale se është pjesë kyçe e grupit famëkeq të trafikut ndërkombëtar të drogës, kartelit meksikan “Sinaloa”. Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara deri në qershor të vitit 2026, SHBA ka blinduar sanksionet ndaj 131 individëve dhe subjekteve në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria numëron zyrtarisht 8 të tillë. Në kuadër të këtyre masave ekstreme, Uashingtoni ka vendosur në shënjestër të hekurt “Grupin e Organizuar Kriminal Hysa”, me shtrirje direkte nga Shqipëria në Meksikë.
Pastrim parash dhe lidhje me Kartelin Sinaloa
Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar detaje rrëqethëse mbi funksionimin e kësaj organizate transnacionale:
Skema e pastrimit: Luftar Hysa dhe familjarët e tij (Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabion Hysa) akuzohen se kanë përdorur biznese në Meksikë dhe Evropë për të legalizuar qindra miliona dollarë të fituara nga shitja e narkotikëve.
Perandoria e biznesit: Paratë e pista të drogës dyshohet se janë pastruar përmes kazinove, një zinxhiri restorantesh luksoze dhe kompanish të shtrira në Shqipëri, Meksikë, Kanada dhe Poloni.
Lidhja me Sinaloan: I gjithë ky aktivitet i zi është i lidhur drejtpërdrejt me sindikatën më të rrezikshme të botës, kartelin meksikan “Sinaloa”.
Grupi Hysa është sanksionuar zyrtarisht nga OFAC më 13 nëntor 2025 nën programin TCO (Transnational Criminal Organisation).
Ndëshkimi i SHBA-së nuk njeh kthim pas
Mekanizmi ligjor amerikan i “masave të gjendjes së jashtëzakonshme” për Ballkanin sapo është zgjatur më 22 qershor 2026 edhe për një vit tjetër, duke treguar se SHBA nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sanksionet e targetuara përfshijnë ngrirjen totale të pasurisë, ndalimin e udhëtimit dhe izolimin absolut ekonomik e politik.
Pavarësisht përpjekjeve, rregullat e OFAC-ut janë të prera: asnjë subjekt nuk hiqet automatikisht nga lista pa dëshmuar me peticion ligjor ndryshimin rrënjësor të rrethanave, çka do të thotë se miku i kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesi i Sinaloas mbetet i gozhduar në listën e zezë të superfuqisë botërore. Më poshtë pasqyrohet listën zyrtare të subjekteve (entiteteve juridike/organizatave) nga Shqipëria që ndodhen aktualisht në listën e zezë të OFAC dhe detaje pse mbeten në listë edhe nëse janë mbyllur.
Lista e subjekteve të sanksionuara nga SHBA në Shqipëri:
Subjektet nga lista nuk hiqen asnjëherë automatikisht vetëm pse kanë pushuar së ekzistuari ose janë likuiduar. Siç përcakton OFAC‑u, që një organizatë të hiqet nga lista e sanksioneve, nevojitet një kërkesë formale ligjore, peticion në të cilën dëshmohet “ndryshimi i rrethanave” ose ndërprerja e veprimtarisë kontestuese. Për këtë arsye, në listën e të sanksionuarve vazhdojnë të jenë edhe subjektet e shuara, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë. Në Shqipëri, në listën e OFAC-it ndodhen pesë entitete:
AL-HARAMAIN, degë në Shqipëri.
Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor organizata Al-Haramain është e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë.
Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
Veprimtaria: Punë humanitare.
Data e sanksionimit: 2 qershor 2004.GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.
Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Global Relief Foundation ka qenë e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.
Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
Ajo gjendet gjithashtu në listat e konsoliduara të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian.
Veprimtaria: Organizatë humanitare
Data e sanksionimit: 18 tetor 2002. Ndërsa pasuritë dhe llogaritë e saj u bllokuan në dhjetor të vitit 2001.
Lokacioni: Si një rrjet multinacional që shërbente për shmangien e sanksioneve, HURIYA PRIVATE FZE LLE nuk ka një adresë fikse në Shqipëri, por në bazën e të dhënave të OFAC-it Shqipëria është e shënuar si pika e saj operative.
Adresat e kompanisë janë të shënuara në Emiratet e Bashkuara Arabe si selia kryesore, si dhe në Qipro, Zvicër dhe Katar.Programi: RUSSIA-E014024
Veprimtaria: Ofrimi i shërbimeve për sektorin korporativ.
Kompania është sanksionuar, së bashku me drejtorin e saj ekzekutiv John Desmond Hanafin, shtetas irlandez, për shkak të ndihmës që u ka ofruar shtetasve rusë për shmangien e sanksioneve, sipas hetimeve të OFAC-it. Kompania është akuzuar për pastrim parash dhe transferim të pasurisë ruse jashtë vendit (kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe) pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
Data e sanksionimit: 19 maj 2023.
GRUPI I ORGANIZUAR KRIMINAL HYSA
Lokacioni: Grupi kriminal është i vendosur në Shqipëri dhe në Meksikë.
Program: TCO (Transnational Criminal Organisation) / Organizatë kriminale transnacionale.
Veprimtaria: Organizatë kriminale
Anëtarët e familjes Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabion) kanë përdorur investime në biznese në Meksikë dhe Evropë për të legalizuar qindra miliona dollarë të fituara nga shitja e narkotikëve, sipas një hetimi të përbashkët ndërkombëtar të agjencive amerikane dhe meksikane.
Përveç kazinove, grupi ka pastruar para përmes një zinxhiri restorantesh luksoze dhe kompanish të regjistruara në Meksikë, Kanada dhe Poloni. Ai është i lidhur me kartelin meksikan Sinaloa, një sindikatë e organizuar kriminale e transnacionale që është në listën e sanksioneve të OFAC-it. Data e sanksionimit: 13 nëntor 2025.REVIVAL OF ISLAMIC HERITAGE SOCIETY, degë në Shqipëri
Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.
Lokacioni: Tiranë
Organizata kishte degë të regjistruara në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Program: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.
Veprimtaria: Punë humanitare.
Në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, kryen një bastisje në zyrat e RIHS-it në Tiranë, për shkak të dyshimeve për lidhje me rrjete ekstremiste. Zyra u mbyll përgjithmonë.
Data e sanksionimit: 13 qershor 2008.
DETAJET
Programi i sanksioneve të OFAC-ut
OFAC‑u ka më shumë se 30 programe aktive sanksionesh, të orientuara drejt mbrojtjes së sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për 71 subjektet e evidentuara në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sanksionet janë vendosur në bazë të 11 programeve: Programi BALKANS — ka të bëjë me masa të targetuara kundër individëve dhe subjekteve juridike që cenojnë paqen, stabilitetin, proceset demokratike dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Programi kryesisht ka të bëjë me:
Marrin pjesë në korrupsion: Përvetësojnë fonde publike, uzurpojnë pronë private ose japin dhe marrin ryshfet.
-Cenojnë demokracinë: Minimojnë proceset dhe institucionet demokratike në rajon.
Shkelin të drejtat e njeriut: Janë përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor.
-Programi SDGT (Specially Designated Global Terrorist / Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht) — program i sanksioneve financiare i vendosur me vendim të ish-presidentit George W. Bush pas sulmeve në Nju-Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001, me qëllim goditjen e rrjeteve të financimit të terrorizmit në nivel global.
-Programi TCO (Transnational Criminal Organization / Organizatë Kriminale Transnacionale) — sanksione që vendosen për të mbrojtur sistemin financiar ndërkombëtar nga ndikimi i rrjeteve kriminale që merren me trafikim njerëzish, kontrabandë droge, pastrim parash dhe krim kibernetik.
-Programi SDNKT (Foreign Narcotics Kingpin Designation Act / Akti për Përcaktimin e Bosëve të Huaj të Narkotikëve) — bllokimi i qasjes së karteleve ndërkombëtare të narkotikëve, bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të lidhura me ta në sistemin financiar ndërkombëtar të SHBA-së.
Programi ka të bëjë me:
Ngrirjen e pasurisë së një rrethi të gjerë individësh dhe subjektesh juridike, për të cilët SHBA-ja vlerëson se mbështesin drejtpërdrejt ose tërthorazi aktivitetet e dëmshme të Federatës Ruse.
Sektorin financiar dhe bankar — përfshin të gjithë infrastrukturën financiare të Rusisë dhe të gjitha bankat e huaja që bashkëpunojnë me të. Kompleksin ushtarako-industrial dhe teknologjitë, me qëllim ndërprerjen e furnizimit të ushtrisë ruse. Sektorët kryesorë ekonomikë të Rusisë, si sektori energjetik, pasi ky sektor përbën burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin shtetëror rus.
Programi UKRAINE-EO13662 — u vendos si përgjigje ndaj aneksimit rus të Krimesë më 2014 dhe destabilizimit të situatës në Ukrainë. Ai synon sektorët kyç të ekonomisë ruse, si energjetika dhe financat, dhe ka të bëjë me subjekte të lidhura me korporata mëmë ruse të sanksionuara.
Programi GLOMAG (Global Magnitsky sanctions / Sanksionet Globale Magnitsky) — bazohet në ligjin Global Magnitsky Human Rights Accountability Act të vitit 2016.
Ky program i mundëson Qeverisë së SHBA-së të ngrijë pasurinë dhe të ndalojë transaksionet e personave të akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, kudo në botë.
Programi targeton zyrtarë të huaj dhe persona privatë të përfshirë në vrasje, torturë, zhvatje, pastrim parash ose përvetësim të burimeve shtetërore. Ligji për Kundërvënien ndaj Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act, CAATSA) — ligj federal amerikan i miratuar në vitin 2017, me të cilin vendosen sanksione ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Ai përdoret kryesisht për ndëshkimin e subjekteve dhe qeverive të huaja që kryejnë transaksione të rëndësishme me sektorin rus të mbrojtjes dhe të inteligjencës.Mbi çfarë baze janë sanksionuar në Ballkanin Perëndimor?
Në listën e sanksioneve të OFAC-ut, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – ndodhen 71 subjekte juridike.
Ato janë pjesë e 11 programeve të sanksioneve.
Ato janë sanksionuar mbi bazën e:
Pasurisë së individëve në Listën e Personave të Përcaktuar Posaçërisht dhe të Bllokuar (Specially Designated Nationals and Blocked Persons List, SDN): Janë bllokuar e gjithë pasuria dhe interesat në pasuri të personave të përcaktuar, që bien nën juridiksionin e SHBA-së. Rregullit prej 50 për qind: Nënkupton se bllokohet automatikisht çdo subjekt që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një apo më shumë personave të bllokuar, me 50 për qind ose më shumë të pronësisë. Transaksioneve të ndaluara: Personave nga SHBA-ja dhe të gjithë atyre që kryejnë transaksione brenda ose përmes Shteteve të Bashkuara u ndalohet bashkëpunimi me subjektet e sanksionuara.
Kjo vlen për të gjitha subjektet juridike dhe fizike amerikane, degët e tyre jashtë vendit, shtetasit e huaj me qëndrim në SHBA, si dhe për çdo transaksion që përdor sistemin financiar amerikan, përfshirë pagesat në dollarë amerikanë. Rrezikut nga sanksionet dytësore: Institucionet financiare dhe kompanitë jashtë SHBA-së që kryejnë transaksione të rëndësishme me palë të sanksionuara rrezikojnë të përballen me sanksione dytësore ose me masa për zbatimin e ligjit amerikan.Lista e subjekteve të sanksionuara sipas shteteve të Ballkanit Perëndimor
Subjektet nga lista nuk hiqen asnjëherë automatikisht vetëm pse kanë pushuar së ekzistuari ose janë likuiduar. Siç përcakton OFAC‑u, që një organizatë të hiqet nga lista e sanksioneve, nevojitet një kërkesë formale ligjore — peticion — në të cilën dëshmohet “ndryshimi i rrethanave” ose ndërprerja e veprimtarisë kontestuese. Për këtë arsye, në listën e të sanksionuarve vazhdojnë të jenë edhe subjektet e shuara, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë.