Protestat në Tiranë, një grup tubuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit

Një grup protestuesish janë mbledhur përpara Kryesisë së Kuvendit, në vijim të thirrjes në rrjetet sociale një ditë më parë.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, përsërisin ata thirrjet e njohura të protestës që prej 29 ditësh mbahet çdo ditë në kryeqytet para kryeministrisë.
Pas disa thirrjesh, ata janë larguar.
Në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale thuhet “Protesto! Jo ligje që na kontrollojnë! Po liri dhe demokraci!”