“Tutorët” e Edi Ramës financojnë 102.8 milionë dollarë kundër Trump, zbardhen detajet e “luftës” të Aleks Soros…

Mil­iarderi George Soros dhe djali i tij Alex ( “tutorët” e Edi Ramaës) kanë derd­hur një shifër mar­ra­mendëse prej 102.8 mil­ionë dol­larësh në cik­lin zgjed­hor përmes “Democ­ra­cy PAC”, duke u shndër­ru­ar në arkitek­tët krye­sorë të financim­it të së majtës radikale, rapor­ton “NY Post”. Ky lumë parash e bën klanin Soros dona­torin më të madh indi­vid­ual, duke kapur majat e shpen­z­imeve poli­tike me qël­lim godit­jen e drejt­për­drejtë të strategjisë dhe aleatëve të Don­ald Trump.

Ndërko­hë, hije të for­ta skan­dali dhe dyshi­mi kanë shpërthy­er mbi fak­tin se orga­ni­zatat e tyre po për­dorin “paranë e errët” për të desta­bi­lizuar dhe bllokuar intere­sat ekonomike të famil­jes Trump në mbarë glo­bin. Në këtë kuadër, dyshohet fort se famil­ja Soros fshi­het edhe pas protes­tave të fun­dit që kanë mbërthy­er Shqipërinë e që nisën pikër­isht për Zvërnecin.

Këto revol­ta, të cilat tash­më kanë bërë xhi­ron në të gjitha medi­at e botës, po shi­hen si një lëviz­je e mirëor­ga­nizuar poli­tike në pra­paskenë. Arsye­ja krye­sore e këtij ske­nari lid­het drejt­për­drejt me fak­tin se në zonën e Zvërnecit pritet të investo­jë dhën­dri i Pres­i­den­tit Trump, Jared Kush­n­er. Ky inves­tim mad­hor strategjik po ten­to­het të blloko­het me çdo kusht nga klani Soros, duke e shndër­ru­ar bregdetin shqip­tar në vijën e parë të një fushë­bete­je të nxe­htë gjeopolitike.Pjesë nga shkri­mi i “NY Post”

“Mil­iarderi dhe për­cak­tue­si i fat­eve bren­da Par­tisë Demokrate, George Soros, dhe djali i tij Alex kanë shpen­zuar një shifër mar­ra­mendëse prej 102.8 mil­ionë dol­larësh në cik­lin e zgjed­hjeve afatmesme – duke e bërë këtë famil­je arkitek­ten krye­sore të zhven­dos­jes sizmike të par­tisë drejt së majtës radikale. Kur kanë mbe­tur edhe më shumë se katër muaj nga zgjed­hjet e nën­torit, George Soros mund të thye­jë reko­rdin e tij të shpen­z­imeve prej 128 mil­ionë dol­larësh të ven­do­sur gjatë zgjed­hjeve afatmesme katër vjet më parë, kur ai ishte dona­tori i vetëm më i madh.

“Para­ja flet, dhe paratë e Soros-it thonë se rrit­jet më tinëzare, antikushtetuese dhe më të kushtueshme të tak­save në his­tor­inë amerikane janë mbi tavolinë”, tha Dou­glas Kel­logg, drej­tor i pro­jek­teve shtetërore në orga­ni­za­tën Amer­i­cans for Tax Reform. Soros është si një “batakçin­jtë e fil­mave të James Bond-it“, përgjegjës për mar­rjen radikale të kon­trol­lit të Par­tisë Demokrate, shtoi ai. Vetëm një pjesë e vogël e kon­tributeve të këtij cik­li – 793,800 dol­larë – u bënë në emër të megado­na­torit 95-vjeçar, siç zbu­lon një rishikim i të dhë­nave të disponueshme pub­like nga Komi­sioni Fed­er­al i Zgjed­hjeve.

Pothua­jse të gjitha paratë – 102 mil­ionë dol­larë – u kanal­izuan përmes Democ­ra­cy Polit­i­cal Action Com­mit­tee (Democ­ra­cy PAC), i cili është një super PAC që Soros e kri­joi në vitin 2020 dhe që shër­ben si krahu krye­sor poli­tik i famil­jes, duke mjeg­ul­lu­ar për­p­jek­jet për të mar­rë vesh se cilët kan­di­datë radikalë po mbështet ky klan.

Nga kjo shifër, pak më shumë se gjys­ma, 52 mil­ionë dol­larë, erd­hën nga George Soros përmes kor­po­ratës pri­vate Geosor nën emrin e tij, dhe gjys­ma tjetër, 50 mil­ionë dol­larë, nga Fund for Pol­i­cy Reform, një orga­ni­za­të jofitim­prurëse që lis­ton Alex Soros-in si drej­tor në deklaratat tati­more.

Dhe kjo pa llog­a­r­it­ur orga­ni­za­tën krye­sore të famil­jes, Open Soci­ety Foun­da­tion (Fon­da­cioni Shoqëria e Hapur) – i cili finan­con për­p­jek­jet për dekrim­i­nal­iz­imin e drogës, hap­jen e kufir­it dhe shkrir­jen e poli­cisë – si dhe krahun e tij të lobim­it Open Soci­ety Action Fund, i cili është edhe më i errët pasi nuk i kërko­het të bëjë pub­like shpen­zimet poli­tike, duke qenë se është i regjistru­ar si orga­ni­za­të jofitim­prurëse që pre­tendon se kryen thjesht punë avoka­cie.

Në cik­let e kalu­ara zgjed­hore, paratë e Open Soci­ety Action Fund rrod­hën drejt gru­peve që mbështet­nin yjet e së majtës si për­faqë­sues­ja e “Squad-it”, Alexan­dria Oca­sio-Cortez dhe mik­ja e saj e luftu­ar, për­faqë­sues­ja Ilhan Omar, por deklaratat e tij tati­more për vitin 2025 nuk janë ende të disponueshme.Kontrolli i par­ave

Kon­trol­li i par­ave të errë­ta të Democ­ra­cy PAC, ku shkoi pje­sa më e mad­he e par­ave të famil­jes, ndryshoi për­para zgjed­hjeve pres­i­den­ciale të vitit 2024, me Soros-in e vjetër që ia dorë­zoi fre­nat e peran­dorisë së tij djalit të tij “më poli­tik“, Alex Soros, i katër­ti nga pesë fëmi­jët. “Ai dësh­i­ron të jetë më poli­tik se babai i tij, ky është cik­li i parë afatmesëm ku ai ka kon­trol­lin,“ tha për The Post, Park­er Thay­er, studi­ues inves­tiga­tiv në Cap­i­tal Research Cen­ter.

“George nuk ka kon­troll, ai nuk ka pasur kon­troll prej disa kohësh.” Dona­cionet e bëra në emër të Soros-it të vjetër dhe të riut ishin krye­sisht në sinkron gjatë këtij cik­li, duke mbështe­tur shumë nga të njëjtët kan­di­datë të krahut të majtë – me Alex Soros-in që shtoi per­son­al­isht edhe 140,525 dol­larë të tjerë në shtysën e famil­jes për zgjed­hjet afatmesme.

Alex Soros, 40 vjeç, dhe babai i tij George dër­guan që të dy kon­tributin mak­si­mal prej 7,000 dol­larësh (14,000 dol­larë në total) për kan­di­datin për sen­a­tor të Maine, Gra­ham Plat­ner, i cili është akuzuar për sjell­je të pahi­jshme ndaj grave dhe sul­mon rreg­ull­isht të pasurit – me gjithë edukimin e tij të pasur dhe mbush­jen e xhep­ave nga paratë e mil­iarderëve.

Pasard­hësi i pasanikut arri­ti kufirin mak­si­mal të dona­cion­eve dhe dër­goi 7,000 dol­larë për Omar-in, e cila nji­het për vesh­jen e këpucëve Jim­my Choo dhe është kri­tikuar ash­për për fak­tin se dyshohet se ishte në dijeni të mashtrim­it të përha­pur ku përf­shi­hej komu­niteti soma­lez në rrethin e saj në Minneapolis.Omar i ka mohuar shkel­jet.

Ai gjithash­tu dër­goi një dona­cion mak­si­mal prej 7,000 dol­larësh për për­faqë­suesin e majtë të Sil­i­con Val­ley, Ro Khan­na, i cili thuhet se po men­don një garë pres­i­den­ciale për vitin 2028.

“Fëmi­ja i nepo­tizmit“ dhe babai i tij oli­gark dër­guan gjithash­tu dona­cione mak­si­male për dy shpresëd­hënës të tjerë demokratë për pres­i­dent në vitin 2028: pas­torin e shtetit të Xhorx­hias, sen­a­torin Raphael Warnock dhe sen­a­torin Jon Ossoff të cilët morën nga 14,000 dol­larë secili në total.

Ash­tu si pasard­hësi i tij, patri­arku Soros dha gjithash­tu një kon­tribut mak­si­mal për Plat­ner-in, dhe si babai ash­tu edhe djali i dhanë nga 7,000 dol­larë secili për­faqë­sue­ses Prami­la Jaya­pal, e cila mua­jin e kalu­ar pra­noi se kishte futur naftë kon­tra­bandë në Kubë me gjithë bllokadën e SHBA-së.

“Ka dy garan­ci në jetë, vdek­ja dhe George Soros që jep  një çek të bard­hë për demokratët,“ qor­toi zëd­hënës­ja e Komitetit Kom­bë­tar Repub­likan, Delanie Bomar. “Ata nuk kanë paratë apo burimet që kanë repub­likanët, pran­daj po i drej­to­hen par­ave të errë­ta anti­semite nga një mil­iarder.

“Kon­tributet e George Soros-it e bëjnë atë dona­torin e vetëm më të madh indi­vid­ual në cik­lin e zgjed­hjeve afatmesme të vitit 2026, siç zbu­loi një anal­izë e The Wash­ing­ton Post që shqyr­toi 49 dona­torë të tjerë.”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading